Nesër derbi “Epoka e re” – “Infokusi”

14 mars 2019 | 18:13

Ekipi lider në Media Ligë, “Epoka e re”, pas barazimit në derbin ndaj “Media Works”-it, sonte (e premte) kërkon fitoren në përballje me “Infokusi”-n, e cila zhvillohet nga ora 18:50.

Në ndeshjen e parë fitore të vështirë kishte shënuar “Epoka e re” me rezultat 3-2, por forma e mirë e “Infokusi”-t në ndeshjet e fundit bën që kjo përballje të jetë derbi i xhiro së 18.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në mes të “Media Works”-it dhe “InfoKosova & PrishtinaPost”-it, kurse “Klan Kosova” do të luajë ndaj “Lajmi.net”. Përballjet e tjera të kësaj xhiroje janë “Gazeta Zëri”-“Telegrafi”, “D+”-Ora Info”, “Gazeta Metro”-“Gazeta Blic”, “Kallxo.com-“RTK”, KosovaPress”-“RTV Dukagjini”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 54- vjetorit të vdekjes së Fan S.…