Zyrtari i lartë i NATO-s tregon rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

18 dhjetor 2018 | 14:55

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështjet politike dhe politikën e sigurisë, James Appathurai, në një intervistë dhënë “Europian Western Balkan” ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai ka kundërshtuar krijimin e ushtrisë së Kosovës, duke e quajtur si një hap prapa për t’u bashkuar në NATO.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se e vetmja mënyrë që Kosova t’i bashkohet NATO-s është zgjidhja problemeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Mendimi im personal është se e vetmja e mënyrë që Kosova të bashkohet më NATO-n është zgjidhja e suksesshme e dialogut Beograd-Prishtinë”.

“Pa njohjen e Kosovës nga të gjitha shteteve aleate nuk mund të bashkohet. Kjo është një pikë shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë që çdokush mund të kuptojë”, ka thënë ai.

Appatharuai ka folur edhe për pozicionimin e NATO-s mbi ushtrinë e Kosovës, të cilin quajti si vendim të parakohshëm.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet e tij dhe të NATO-s. Një nga fjalët kyçe që ai ka përdorur ka qenë ‘i parakohshëm’. Ne jemi të shqetësuar se ky transformim nuk do të çojë në stabilitet më të madh, përkundrazi kjo nuk ishte koha e duhur për ta ndërmarrë këtë hap. Aleatët e ndryshëm kanë shprehur pikëpamjet e tyre, por kjo është pikëpamja e udhëheqësve të NATO-s”.

“KFOR-i ka rolin që iu ngarkua nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar dhe siguruar një mjedis të sigurt në tërë Kosovën. Ai do të vazhdojë ta kryejë detyrën që ka përsipër sepse është roli i mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. NATO gjithashtu ka një rol këshillues dhe ka ndihmuar edhe e Forcat e Sigurisë së Kosovës që të zhvillohen”, ka thënë Appatharuai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre problemet në Ballkanin Perëndimor që ngadalësojë integrimin evropian, janë…