Zyrtari i Ministrisë së Kulturës kapet në flagrancë, pranoi ryshfet rreth 6 mijë euro

11 janar 2022 | 20:11

Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës është arrestuar në flagrancë, duke marrë ryshfet nga aplikuesit për subvencione.

Kështu bëjnë të ditura burime të Demokracia.com nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Siç merret vesh, zyrtari është zënë duke marrë ryshfet nga dikush që kishte aplikuar për subvencione, në vlerë prej rreth 6 mijë eurosh.

Gjatë gjithë ditës në objektin e ministrisë mësohet se janë parë edhe policë civil.

Arrestimi i  tij është konfirmuar edhe nga Policia, por ata nuk kanë treguar nga cila ministri është i arrestuari dhe as shumën me të cilën është kapur.

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund të transferohet në Premierë…