Zyrtari i PSD-së: Kurtit në pushtet edhe miu po i kalon nëpër mustaqe

10 qershor 2021 | 14:39

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar në lidhje me mbajtjen e liturgjisë në kishën ortodokse serbe në oborrin e Univeritetit të Prishtinës.

Nushi ka bërë me dije se sa ishte në Vetëvendosje, me insistimin e Albin Kurtit, disa aktivistë kishin bërë roje tek kisha për të moslejuar të mbahet ndonjë liturgji si kjo e sotshmja.

“Me kujtohet kur në 2016, si Vetëvendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajtur roje për disa dite më radhë afër kësaj kishe. Disa aktiviste, natën vonë ia ndërrojnë drynin këtij objekti për të parandaluar mbajtjen e meshës së paralajmëruar në atë kohë. Sot Kurti është në pushtet, dhe miu po i kalon nëpër mustaqe”, ka shkuar Nushi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Nushit:

Miu nëpër mustaqet e Kurtit!

Përderisa Xhelal Sveçla është i zënë duke shtrirë përtokë veteranët dhe invalidët e luftës nëpër Kosovë,  bash në mes të Prishtinës, në kishën simbol të shovinizmit të Millosheviqit, midis hapësirës universitare qenka mbajtur mesha.

Kjo po ndodhë në kohën kur Kurti është futur tërësisht në projektin e asociacionit i cili kishat ortodokse i bën praktikisht territore autonome të Serbisë në Kosovë.

Me kujtohet kur në 2016, si Vetëvendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajtur roje për disa dite më radhë afër kësaj kishe. Disa aktiviste, natën vonë ia ndërrojnë drynin këtij objekti për të parandaluar mbajtjen e meshës së paralajmëruar në atë kohë. Sot Kurti është në pushtet, dhe miu po i kalon nëpër mustaqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si në çdo Kampionat Evropian ose Botëror, edhe “Euro 2020”…