Zyrtari i lartë amerikan viziton Kosovën

11 mars 2018 | 22:36

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, do të arrijë sot në Kosovë.

Gjatë vizitës dyditëshe në vendin tonë, ai do të takohet me krerë të lartë shtetëror presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile.

Ai me këtë rast do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe do të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe tejkalimin e sfidave rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.

Wess është emëruar në këtë pozitë qysh nga qershori i vitit të kaluar.

Si ndihmës sekretar ai është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike të SHBA-së me 50 shtete të Evropës dhe Euroazisë, gjithashtu me organizata si NATO, Bashkimi Europian dhe OSBE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas izraelit është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi…