Abbasi: Palestinezët nuk pranojnë plan për paqe nga ShBA-ja

22 dhjetor 2017 | 15:04

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se palestinezët “nuk do të pranojnë” ndonjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka folur në Paris, një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kundërshton vendimin e ShBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë vërtetuar se janë ndërmjetësues jokredibil në procesin e paqes dhe nuk do të pranojnë asnjë plan nga ky vend”, ka thënë Abbasi, pasi është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 6 dhjetor, se ShBA-ja e njeh Jerusalemin, kryeqytet të Izraelit dhe do të bart ambasadën amerikane nga Tel Avivi në këtë vend.

Vendimi i Trumpit është pritur me protesta në vendet myslimane. Macroni ka thënë se Franca mbetet e mendimit se zgjidhja është ashtu që dy vendet të ekzistojnë pranë njëra-tjetrës si shtete.

Ai ka thënë se Franca do ta njohë shtetin e palestinezëve “në kohën e duhur” dhe jo nën presion. “Amerikanët e kanë margjinalizuar veten dhe une po tentoj të mos veprojë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Macroni në një konferencë të përbashkët me Abbasin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont ka thënë sot se ai…