Arben Vitia zgjedhet kryetar i Qendrës së LV-së në Prishtinë

16 korrik 2018 | 16:21

Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Të shtunën, më 14 korrik 2018, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës. Në një proces zgjedhor demokratik e gjithëpërfshirës, me njëzetegjashtë vendvotime të hapura gjithandej Komunës së Prishtinës, ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes nga Komuna e Prishtinës kanë pasur të drejtën dhe mundësinë që përmes parimit ‘Një anëtarë një votë’ të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ-ja, qendra në Prishtinë, njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kandidati Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo lëvizje ka falënderuar të gjithë aktivistët e saj për pjesëmarrje në votime.

“Ky proces zgjedhor dëshmoi edhe njëherë demokracinë e pashembullt në organizatën tonë, rolin dhe rëndësinë që ka aktivisti, sikurse që shfaqi entuziazmin e lartë në mesin e anëtarëve për zgjerimin dhe rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Prishtinë si kudo në Kosovë. KZAQ-ja vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarde të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falënderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Arben Vitia mban postin e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…