Bayerni kualifikohet në çerekfinale

14 mars 2018 | 19:49

Skuadra e Bayern Munchen është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e dytë Beshiktashin (1-3).

Në ndeshjen e parë Bayerni kishte fituar me rezultat 5-0, kurse tash kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 8-1.

Golat për skuadrën gjermanë sonte i shënuan Thiago, Gokhan Gonul dhe Sandro Wagner, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Vagner Love.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është duke konsideruar mundësinë e shitjes së mbrojtësit të…