Bordi Ekzekutiv i BQK-së themeloi një organ të përhershëm lidhur me paratë virtuale

27 shkurt 16:29

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregullative lidhur me paratë virtuale.

“Ky organ i strukturuar në formën e një grupi këshillues do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale, me fokus në trajtimin e tyre nga rregullatorët në vendet e BE-së dhe vendet e rajonit, si dhe do të përgatisë rekomandime për organet vendimmarrëse të BQK-së lidhur me hapat e mëtejmë në funksion të rregullimit të parave virtuale”, është thënë në komunikatën e BQK-së.

Më tej në këtë komunikatë thuhet se BQK-ja ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në adresimin e çështjeve të lidhura me paratë virtuale, duke analizuar zhvillimet relevante, duke kontaktuar autoritetet përgjegjëse në vendet evropiane, si dhe duke komunikuar me publikun qoftë përmes komunikatave të veçanta, qoftë përmes deklaratave dhe prononcimeve të zyrtarëve të saj.

“BQK-ja vazhdon t’ua tërheqë vëmendjen subjekteve vendore lidhur me rreziqet për humbjet financiare që mund t’i pësojnë nga investimi në para virtuale, si dhe lidhur me implikimet e tjera të mundshme”, është theksuar në komunikatën e BQK-së.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Demaliaj me…