Filloi prodhimi i ujit të pijes në Shkabaj

06 shkurt 2018 | 14:26

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë me dije se sot në orën 12:00 ka filluar prodhimi i ujit të pijes në Shkabaj.

“Sot në orën 12:00 filloi prodhimi i ujit të pijes në FPU në Shkabaj me kapacitet 550 litra/sec, e cila kishte ndërprerë prodhimin që nga dita e shtunë për shkak të shkallës së lartë të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit. Vazhdon furnizimi 24 orë me ujë të pijes”, ka thënë Abdullahu, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) së bashku me KB…