Gërxhaliu dhe Llluka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për avancim ekonomik

18 janar 2018 | 14:49

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Jehona Llluka, drejtoreshë ekzekutive në “Business Consultants Council (BCC)”.

Me këtë marrëveshje ata u pajtuan se do të inkurajojnë, promovojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ekonomik ndërmjet anëtarëve të tyre, eksperteve dhe ekipeve profesionale, në interes të dyanshëm. “Po ashtu sipas kësaj marrëveshje, palët do të ndjekin qëllimet e përbashkëta për të ndihmuar, promovuar, mbështetur dhe përmirësuar marrëveshjen në mes dy palëve, me qëllim zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social, organizimin e B2B dhe praktikave më të mira të biznesit, organizimi i takimeve në mes të dy konsulenteve dhe grupeve të caktuara të ndërrmarjeve, të kontribuojnë, zhvillojnë dhe mbështesin sektorin e NVM-ve përmes anëtarëve të BCC, të fuqizojnë angazhimin ekonomik dhe udhëheqës të grave, të avancojnë kushtet në mes të ndërrmarësve, anëtarësim kolektiv i BCC në Odën Ekonomike të Kosovës, gatishmëri për të vendosur standarde dhe kritere për rolin e këshilltarëve dhe përfshirjen në projekte të caktuara të bashkëpunimit publik, privat dhe ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës.

Sipas kësaj komunikate,  të dyja palët u pajtuan që ky Memorandum bashkëpunimi  do të jetë në funksion të krijimit të një ambienti më të volitshëm ekonomik në Kosovë me qëllim të arritjes të stabilitetit ekonomik, politik, social, integrues si dhe përshpejtim të proceseve integruese duke përmirësuar imazhin e Kosovës në harmoni me shtyllat e parapara në strategjinë Evropiane SBA. “Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme për avancimin dhe bashkëpunim me qëllim të forcimit të partneritetit me bizneset. Në këtë drejtim prioritet është avansimi i procedurave që mund të përmirësojnë objektivat ekonomike, zhvillimore, sociale si dhe një qëndrueshmëri ekonomike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e OEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës Kosova e Re ( AKR), Labinot Tahiri,…