“IPKO” dhuron pajisje mjekësore për shërbimin e Pediatrisë në Drenas

07 shkurt 2018 | 18:45

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka pritur në takim, përfaqësuesit e Operatorit Ekonomik të Telefonisë Mobile “IPKO, me ç’rast edhe ka pranuar donacionin mjekësor në vlerë prej 10 mijë euro që i është dorëzuar Shërbimit të Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr. Hafir Shala”.

Kryetari Lladrovci, gjatë këtij takimi, ka falënderuar donatorët për këtë ndihmë dhe ka potencuar se shëndetësia gjatë qeverisjes së tij, do të jetë një nder prioritetet kryesore.

Lladrovci gjatë këtij takimi, ka theksuar se komuna e Drenasit do të ofrojë të gjithë mbështetjen ligjore dhe institucionale për të gjitha kompanitë të cilat investojnë kapitalin e tyre në komunën tonë dhe ka ftuar që të investojnë në zonën ekonomike në Parkun e Biznesit dhe përballë Parkut që tani më edhe janë shpronësuar 62 hektarë në këtë zonë.

Ai ka thënë se komuna e Drenasit është e gatshme të mirëpres investime në këtë pjesë.

Ndërsa drejtori i shitjes në “IPKO”, Arianit Duraku, ka thënë se ndihmat e kësaj natyre për këtë sektor nuk do të mungojnë as në të ardhmen për komunën e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Shtetet…