Marsh i barazisë në Kiev të Ukrainës

17 qershor 2018 | 12:50

Mbrojtësit e të drejtave të komunitetit LGBTI, janë duke u mbledhur në qendër të Ukrainës në Kiev, për të organizuar marshin e krenarisë, në mes të forcave të shumta të sigurisë.

Organizatorët presin rreth 5 000 pjesëmarrës në marshin që do të zgjas rreth një orë.

Rrugët u mbyllën për veturat në qendër të qytetit, ndërsa janë angazhuar rreth 5 000 forca policore për të mbajtur rendin.

Organizatorët, të cilët kanë pranuar kërcënime nga grupe të krahut të djathtë, këshilluan pjesëmarrësit të mos mbajnë banerë apo mbishkrime të këtij komuniteti, pa arritur në vendin ku mbahet ngjarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…