Musk planifikon internet falas për tërë botën

09 shkurt 2018 | 14:54

Elon Musk, vizionari i cili krijoi “PayPal”, automobilat “Tesla”, “SpaceX”, dhe synon t’i ndërtojë “Qytetet Solare” (Solar Cities), tashmë e ka edhe një ide brilante.

Ai planifikon t’i lansojë 4.000 satelitë në orbitën e ulët me qëllim që globalisht të ofrojë qasje falas në internet.

“SpaceX”, kompania e miliarderit, në janar e ka bërë të njohur kornizën fillestare të planit, ndërsa javën e kaluar ia ka parashtruar kërkesën zyrtare Komisionit Federal të Komunikimeve.

Nëse kjo ide nuk do të ketë pengesa të mëdha, sistemi global i internetit falas satelitor mund të jetë operacional brenda pesë vjetësh. Modeli i këtillë është propozuar edhe në të kaluarën nga kompanitë si “Google” dhe “Samsung”, por “SpaceX” tash e ka harduerin e nevojshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka përjashtuar mundësinë…