>

Në Mitrovicë gjendja e vërshimeve është nën kontroll

05 mars 16:58

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të hënën vendet e vërshuara nga lumi Sitnica për shkak të daljes së ujit nga shtrati i tij.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj, ka thënë se ka pasur vërshime të tokave bujqësore dhe të disa rrugëve, por situata nuk është shqetësuese.

“Operatori i kontraktuar nga komuna për situata emergjente dhe ekipet tjera komunale, kanë monitoruar situatën dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim të asnjë familje, edhe pse uji ka rrezikuar disa shtëpi. Vërshimet janë evidentuar në fshatin Lisicë dhe Frashër. Dëmet e deritashme nuk janë të mëdha,por ato mund të jenë më të mëdha, pasi që në disa vende po vazhdojnë përmbytjet”, ka thënë Dragaj.

Sipas tij, zyrtarët komunalë gjatë gjithë kohës janë në monitorim të situatës, ndërkohë që çdo gjë operatorët dhe shërbimet përkatëse janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar nëse kërkohet një gjë e tillë, në çdo moment.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Organizatat joqeveritare nëpërmjet një komunikate të përbashkët për medie u…