Për dikë teatri është vend që siguron pagën, për dikë teatri është vetvetja

30 Janar 17:31

Nga Armend Baloku, aktor i TKK-së

Ka kohe që kam reaguar përbrenda institucionit teatrorë mëtë lartë në vend, lidhur me nivelin e ultë,  qoftë të organizimit nga ana e menaxhmentit, qoftë nga ana artistike, e fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar. Fatkeqësisht nuk ka ec para shtëpia jonë e përbashkët, por ka ngelur aty ku ka qenë që një kohëtë gjatë. Improvizim pas improvizimi, klan pas klani, pas premierave dhe shkëlqimeve tërrejshme, të cilat për konkurrencëkanë vetveten, duke mos u ballafaquar asnjëherë me ndonjë kritikë serioze profesionale, por me një kritikë të emocionit të rrëmbyeshëm të momentit.

Aty ku personalja është e fuqishme, profesionalja nuk dallohet as nga stratosfera. A ka personale?  Ka sepse në province nëse nuk ke ambiciepër tu zhvilluar profesionalisht, është normale qëambiciapër të manipuluar është e fuqishme, sepse energjia duhet të kanalizohet diku, ndërsa tema rreth kulturës, në këtë rast rreth teatrit, pra profesionit që ndoshta e kemi zgjedh me “vullnet”,  asnjëherë nuk kanë zënë vend në diskutime. Pyes pse? Se e njohim fort dhe s’ka mëse çka të mësohet, apo se mungojnë informatat më elementare,  të cilat do të duhej ti kishte një profesionist i vërtetë? E kur ky nivel zë vend në udhëheqje të institucionit kulturorë të shtetit, siç është teatri, atëherë e kemi të garantuar dështimine produktitnga i cili rrezikon shoqëria të ngelet prapa, sikur që është përcaktuar paraprakisht udhëheqja e teatrit që ta lë prapa trurin e vet. Kur ky nivel udhëheqë me institucionin më të lartë teatrorënë vend, sigurojmë premiera apo shkëlqime të rreme, të cilat siç e thash më lartë, kanë veten konkurrencë.

E si mundet njeriu ta konkurrojë vetveten? E  si mundet njeriu tëketëkëtë nivel e të jetë i kënaqur? Jemi të kënaqur? E duam këtë nivel të kulturës që ti futet në palcë fëmijëve tanë, për çka do të na akuzojnë nesër? E duam këtë nivel për frytin tonë? Për pasardhësit tanë? Është ky perëndimi? Unë jam i bindur me tërë qenien time se jo. Nuk besoj që as juve ju pëlqen.

Edukata varet nga prindërit, e gjatë jetës kultura imponohet edhe nga të tjerët. Cilat elemente kulturore do të na imponohen nga teatri ynë? E duam teatrin i cili përqafontabunë? Tabunë që të bënëtë mos guxosh të diskutosh sepse është e ndaluar. Mungesa e dijes ta ndalon diskutimin. (shih 12 Angry Men 1957).

Teatri Kombëtar i Kosovës ka obligim që përbrenda të ketë fuqi mendimi, e jo fuqi grushtesh. Teatri Kombëtar i Kosovës ka nevojë për thellim në studim, për të inskenuar eshërbyer para publikut atë produkt për të cilin është shkrire mund e është derdhur djersë, për tështyrë qytetarin të mendoj, e jo që e shtyn të zgërdhihet bashkë me aktorin në skenë. (Pa e përmendur Stanislavskin, ju kujtohet monologu i Hamletit mbi lojën e aktorit?).

Teatri Kombëtar i Kosovës me që është i popullit,  ka obligim kombëtar, shtetëror, njerëzor, që të prodhoj atë që e fisnikëron shoqërinë, mbi bazën e analizës dhe zbërthimit, në të kundërtën pse duhet të shkojmë në shkollë për të nxënë mbi aktrimin? Mos ndoshta udhëheqja e TKK-së mendon së shkolla është rrugë e gabuar? Nëse po, atëherë e kanë obligim, mbi të gjitha qytetar, që ta ngritin zërin, e jo ta ndalin hovin, i cili është i pandalshëm për zhvillimin e kualitetit përbrenda. TKK ka obligim që talentin dhe punëtorin ta mbështes dhe ta shtyjë me çdo kusht përpara,  që artin e tij ta çoj edhe më larg, duke i krijuar mundësi për thëllim në studim, e jo ta ngulfat e ta vështirësoj zhvillimin. Duke ngulfat, një ditë ngulfatet ardhmëria e vendit.  E ngulfatja e vendit d.m.th. mungesë patriotizmi. Zef  Pllumi thot “Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot: atdheu është e drejta jote, nderi yt, puna e djersa jote. Kush nuk vdes për to, nuk vdes përkurrgjë tjetër”.

Teatri Kombëtarë i Kosovës nuk mund ta ndal punëtorin i cili punën e ka besim, e ka pjesë tëedukatës. Puna  njeriun e fisnikëron, e lartëson, e jo lloji  provincial  që e do skenën për të marr njëcopë page, për lavdi, shkëlqim të rrejshëm dhe që ja ka frikën punëtorit të zellshëm përbrenda.

Teatri është mendim. Është thirrje. Jo vend ku mbahet shpina me dorë dhe thuhet “Piii erdhi koha për të dal në skenë”. Për të tillë nuk ka vend askund në një shoqëri të zhvilluar, ndërsa në provincë(siç po ndodh) marrin edhe institucionin teatror në dorë.

Kam reaguar shumëpërbrenda institucionit teatrorë, sepse jam i edukuar që teatrin ta trajtoj si fytyrën dhe frymën time, por kotë.Kam reaguar edhe atëherë kur shfaqjet prezantohen para publikut si gjysmake, pa pjesët përbërëse, por kam  hasur në vesh të shurdhër. Na është dashur vet nga grupi (gjatë shfaqjes)  të mbulojmë elemente të cilat nuk munden lehtë të mbulohen, por talenti i bashkëpunëtorit tonë (aktor) vije deri aty,  sa që gjatë shfaqjes, të bëjë muzikën vet, vetëm sa për të dhënë sado pak atmosfere të shfaqjes së dikurshme kur ishte e kompletuar. Ai është vullneti shembullor për një dashamirë artiapo interpretuesi teatror.

Kam reaguar se shfaqjet prezantohen pa bërë analizat e duhura. Shfaqen ashtu të pa fuqishmepër të bërë thirrje. Sa për të mbushur letrat dhe arsyetuar shpenzimet. E bënë këtë një artist? E bënë një njeri normal? Bëni me të hollat tuaja ashtu, apo ndoshta kjo është më lehtë sepse janë tëshoqërisë. Popullit. E dini se në shekullin 21 shfaqjet e dështuara konsiderohen grup njerëzisht të dështuar? E dini se shfaqja e dështuar nënkupton mungesë mendimi? Prandaj duhet angazhimi i ekipes përbrenda për ta ngritur më lartë shfaqjen, rrjedhimisht mendimin evet. Ansambli i aktorëve ka vetëm një arsye pse ndonjëherë nuk shkëlqen: Udhëheqja.

Sot në provincë lartësoheshme lajme të rreme,pornë një vend të zhvilluar është tema e debatit ajo që e bënë dallimin. Prandaj çdo shfaqje tregon nivelin tonë. “Serioziteti” i udhëheqjes së teatrit, (menaxhment e artistik) ka bërë te mundur, që regjisorët e huaj të marrin të hollat duke mos dhënë asnjë përgjegjësi për rezultatin e shfaqjes, sepse që në fillim nga qasja e udhëheqjes e kuptojnë,se ky vend është provincial dhe i krijohet automatikisht regjisorit përshtypja, se edhe ekipa teatrore është brumë ( nivel) i saj.

Kjo është tërësisht e zakonshme sepse ndodh pothuajse rregullisht. I rregullt është edhe presioni  që u bëhet regjisorëve për të angazhuar aktorët që i rrinë prapa udhëheqjes. Presione për të zgjedhur filan aktorin, për filan rolin, përkundër faktit që regjisori ka bërë filan përzgjedhjen më herët. Kjo na ndodh përbrenda neve që punojmë aty, paramendojeni se çfarë ndodh me aktorët e jashtëm, të cilët nuk janë pjesë e ansamblit. Unë jam argumenti për këtë. Kjo mua personalisht me ka ndodhur, edhe pse paraprakisht me vullnetin e regjisorit jam përzgjedhur edhe aktor edhe asistent njëkohësisht, për shkak të nevojave të tij dhe lehtësimit për teatrin,  për të pasur informata më tëdetajuara rreth tekstit, gjë që na obligon profesioni që e kemi, e që unë i kisha mundësitë që ti prezantoj.  Për të kapur nivelin më të lartë, duhet gjithsesi analiza,  mundi e djersa që tëna jap shkëlqimin e vërtetë. Sepse na duhet thëllim në zbërthim për ta zhdukur shprehjen tabu. E kur bëhemi analitik, tabuja ligësohet dhe s’ka më asnjë kuptim. Kur thellimi në analizë është serioz atëherë edhe zhveshja në skenë behet pjesë normale, sepse është normale dhe njerëzore. Sepse ashtu na ka lindur nëna.

Kjo udhëheqje a ka sjell nivelin aty, sa artistët që janë jashtë TKK-së as mos ta  mendojnë  angazhimin e tyre në këtë institucion, përpos kur të brendshmit refuzojnë kategorikisht që tëluajnë! Ju them, kurrë nuk do të vini nëshprehje deri sa kjo udhëheqje është në krye të këtij institucioni. E dini pse? Sepse nuk kanë vizion për teatrin. Sepse nuk jetojnë me teatrin. Sepse e duan pagën ose ndihen mirë kur lagjja i thërret drejtor. (Kjo thirrje e vjetër që nuk zë vend më në perëndim, pos në vende anadollake) Pra jo, nuk kanë vizion. Doni dëshmi? Argumente? Ju jap plot. Sa të doni. Pa ndërprerje. Por fillimisht po ju siguroj se nuk kam ambicie për ta udhëhequr teatrin. (Para një viti e gjysmë jam ftuar që të drejtoj bordin e teatrit dhe s’kam pranuar). Dua ta ndihmoj shoqërinë nëpërmjet profesionit tim. Po ua thot aktori i cili nga institucioni me i lartë teatrorë në vend (TKK) është vlerësuar për angazhimin e tij me notën më të larte, të cilin vlerësim mund ta gjeni edhe në TKK edhe në Ministri tëKulturës, e me falni për mungesën e modestisë, por është e vërtetë, këto vlerësime me kanë ndjekur që nga dita e parë kur e kam regjistruar aktrimin si student.

Janë po këta drejtues që ikën dhe i lan aktorët në institucion vetëm, kur e kuptuan se dikush po u vjen në zyrë i revoltuar  për shkak te shfaqjes “Bordel Ballkan”. Pra e lëshuan institucionin nga frika. E lëshuan detyrën shtetërorë.  Pse kishin frike? U fshehën nga diçka që ne aktorët nuk e dimë? Po të ishim në luftë i bie që komandantet dezertuan. Nga ai moment ata më nuk do të duhej të ishin udhëheqës. Të paktën po të kishin ndërgjegje që i vret, por mëposhtë se provinca çka mund tëketë? E kur e shfrytëzon  udhëheqjen për të krijuar servil, atëherë udhëheqja behet e rrezikshme për zhvillimin e shoqërisë. Por jo të gjithë janë të interesuar për tëluajtur servilin. Servili prodhon servil. Vizionari shpërndan siguri, fuqi, integritet dhe ndikon që edhe të tjerët ti kenë ato virtyte.

Çka shpërndau udhëheqja e teatrit? Cilat virtyte? Cilat kualitete? Ato në teatër nuk po vërehen. Pos tym duhani e aromë urine, që e kanë mbështjell teatrin nga zyrat e deri në qendër të skenës, gjë e cila i prishë hundët kolegëve dhe mua, bashkërisht, çdo natë kur dalim në skenë. (Të mos flas edhe përpunëtorët teknik tëcilët i kanë ankesat e veta serioze). E skena, për ata që nuk e dinë, është vendi i barabartë me vendet e kultit, qendrën e faltores,  si xhamia për muhamedanet,  kisha përkristianet e sinagoga për hebretë. Si gjiri i nënës ku merr fuqi fëmija. Ashtu është skena për aktorin, për çka udhëheqja nuk e di ose as që do t’ia di. Por praktika e vazhdueshme e ka dëshmuar që nuk e ka në plan, sepse arti në vend të vogël  sipas tyre nuk ja vlen. Me gjithë atë udhëheqin. E me gjithë atë, ka te tjerë që besojnë për dallim prej tyre. Çka do të arrijë shteti, rrjedhimisht shoqëria, nga ky teatër me një udhëheqje që ka dyshime?

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Faqja italiane “Tuttomercatoweb.com”, raporton se klubi holandez i Ajaksit po…