PZAP-i hedh poshtë ankesën e AAK-së për Istogun

20 dhjetor 2017 | 12:14

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për rivotim në Istog.

Ankesa e AAK-së kishte të bënte me numrin e votave që dolën nga formularët një ditë pas zgjedhjeve, e të cilët e nxorën fitues Haki Rugovën e LDK-së.Mirëpo, PZAP-i këtë ankesë të AAK-së e ka vlerësuar si të palejuar.

“Paneli nuk është lëshuar fare në vlerësimin e pretendimeve ankimore, lidhur me shkeljet e pretenduara në ankesë përkitazi me parregullsitë në Qendrat e Votimit (QV) nr. 0622C/01, për faktin se shkeljet që ndërlidhen me rezultatin e votimit, duhet të parashtrohen me rastin e shpalljes së rezultati përfundimtar nga KQZ-ja, e jo në këtë fazë të procedurës”, është thënë në vendimin e PZAP-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori Vesel Gashi ka hequr dorë nga dëgjimi i Kadri…