Prokurori heq dorë nga dëshmia e Kadri Veselit për Albin Kurtin

20 dhjetor 12:10

Prokurori Vesel Gashi ka hequr dorë nga dëgjimi i Kadri Veselit në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit.

Kërkesa e prokurorit ka ardhur pas përfundimit të dëshmisë së deputetit Armend Zemaj.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ishte paraparë të dëshmojë sot në këtë proces mirëpo ende nuk janë të qarta arsyet e mosdëshmisë së tij.

Heqja dorë nga dëshmia e Veselit është kundërshtuar nga mbrojtja ndërsa Albin Kurti e ka pyetur prokurorin nëse ai është i kapur pasi hoqi dorë nga dëshmia e Veselit, shkruan “Kallxo.com”.

“Prokuror pse hoqe dorë? A je i kapur?” ka pyetur Kurti ndërsa deputetja Haxhiu ka kërkuar sqarime pse zyrtarë të protokollit janë thirrur për të dëshmuar e Kadri Veseli jo.

Arsyetimi zyrtar i prokurorit për mosparaqitjen e Veselit është se dëshmia e tij është e ngjashme.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kadri Veseli ishte në gjykatë në orën 9:00 por që shtyerja e seancës për në orën 10:00 e ka pamundësuar dëshminë e tij.

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sipas ftesës, ka qenë sot në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës vitin e kaluar. Ora 09:00 kryetari Veseli është njoftuar se seanca nuk ishte në ora 9:00, por është shtyrë për në ora 10:00″, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Veselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Integrime Evropiane, të cilën e ka kryesuar Blerta…