>

Rritje pagash po, por kujt?

22 dhjetor 15:08

Jakup Krasniqi

Socialdemokracia progresiste kudo në botën e qytetëruar është për rritjen e pagave dhe kjo mund të vjen sa herë që në një vend ka rritje të buxhetit të shtetit.

A është bërë ngritja e pagave për gjithë shërbyesit civil? Por, shteti a duhet të mendoj edhe për qytetarët që nuk janë në punën e shtetit?! A duhet t’i mbron edhe të punësuarit në bizneset private?

A i ka krijuar shteti instrumentet e duhura për t’i mbrojtur edhe ata që nuk i ka nën ombrellën e shtetit?A e dinë ndokush, a ka pasur ndonjë herë ndonjë lajm në mediet tona të shumta, që ne sektorin privat ka pasur ngritje të pagave? Si qëndron puna me të punësuarit në sektorin bankar?

Aty ku fitimet vjetore janë të mëdha? Cili është orari i punës për të punësuarit në marketet e mëdha tregtare? Po në sektorin e ndërtimtarisë së lartë etj. A kemi inspektorat të punës që i mbrojnë punëtorët dhe ligjin e punës? Cili është orari i punës për të punësuarit në sektorin privat? Etj, etj.

Me të drejtë ekziston bindja se të punësuarit në sektorin privat trajtohen si skllevër! Vendimet sa herë që janë transparente, janë të mirëseardhura, por veç transparencës ato duhet ta kenë edhe të drejtën me vete. Ne, si vend e si popull kemi shumë nevojë për drejtësi e progres shoqëror.

Të merresh me politikë, është të jesh në shërbim të publikut! Politikat sociale të drejtësisë sociale i duhet vendit tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se palestinezët…