>

“Samsung Galaxy S9” del në shitje më 16 mars

23 shkurt 16:48

“Samsung Galaxy S9” dhe ‘Galaxy S9+”,  do të prezantohet të dielën dhe mund të dalë në shitje më pak se një muaj më pas.

Sipas “The Investor”, kompania koreane do të pranojë porosi për telefonin e ri që nga 28 shkurti.

Shitjet botërore do të nisin më 16 mars. Çmimi raportohet se do të jetë rreth 900 euro. Po ashtu, raportohet se kompania planifikon të sjellë versionin me “256 GB” për telefonin “Galaxy S9+”. Telefoni më i vogël do të vijë vetëm në versionin “64GB” hapësirë të brendshme. Sa i përket “RAM”-it, “S9” do të ketë “4GB RAM”, ndërsa “S9+” do të ketë “6GB RAM”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të…