>

Sulm me thikë në Vjenë, lëndohen disa persona

07 mars 22:16

Disa persona janë lënduar nga një sulm me thikë në rrugët e Vjenës, bëjnë të ditur mediat austriake.

Raportimet e para njoftojnë se një mashkull i armatosur me një thikë ka sulmuar pa dallim këmbësorët afër parkut të famshëm Prater, në kryeqytetin e Austrisë.

Agjencia austriake e lajmeve APA ka raportuar, duke cituar një zëdhënës të policisë, se tre persona janë lënduar rëndë.

Sipas zëdhënësit, policia është ende në kërkim të sulmuesit. Motivi për sulmin tash për tash nuk dihet. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Nata e zjarreve, është aktiviteti përmbyllës gjatë “Epopesë së UÇK-së”,…