Thaçi: Në dekadën e dytë të shtetësisë, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe OKB-së

25 prill 2018 | 10:50

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendi ynë sipas pritjeve do të jetë anëtar i NATO-s dhe OKB-së gjatë dekadës së dytë të shtetësisë.

“Jam i bindur se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të sjellë anëtarësimin në NATO dhe në OKB. Shpresoj dhe besoj që edhe anëtarësimi në BE është i mundshëm. Ballafaqohemi me pesë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo të gjitha e kanë përshëndetur dokumentin e Ahtisaarit me të cilin e kemi shpallur Kosovën shtet, shembull Spanja ka traditë demokratike”, ka deklaruar Thaçi në konferencën rajonale “Dekada e ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”.

Ai ka thënë se është në interes të Serbisë që Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Edhe në raport me Rusinë, është me interes jetik edhe të Ballkanit edhe Serbisë njohja e Rusisë për Kosovën. Ne i respektojmë raportet Serbi-Rusi, mirëpo me njohjen e Kosovës Rusia do ta lironte një barrë të rëndë për Serbinë”, ka thënë Thaçi

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nëpërmjet një njoftimi për…