FFK: Kjo është risia në kualifikimet për Ligën e Kampionëve

25 prill 2018 | 10:49

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se gjatë seminarit që UEFA e organizoi këto ditë, për Ligën e Kombeve, në të cilin ishte pjesëmarrës drejtori i ekipeve kombëtare dhe për marrëdhënie me jashtë, Artan Govori, bashkë me menaxherin Rinor Havollin, u njoftuan edhe për ndryshimet në lidhje me kualifikimet e skuadrave kampione në Ligën e Kampionëve.

“Në fazën e parë do të ketë gara parakualifikuese ndërmjet kampionëve kombëtarë të ndara në grupe. Skuadra kampione e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës do të bëjë gara në Gjibraltar, ku në grup do të jenë veç kampionit nga mikpritësi, edhe kampioni i Andorrës, San Marinos dhe kampioni i Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajit qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave. Fituesi nga ky grup do t’i vazhdojë kualifikimet e rregullta në bazë të fituesve të grupeve të tjera.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) me ballafaqimin në mes të Sigal Prishtinës…