Prishtina – Ylli, hap serinë e “play-off”-it

25 prill 2018 | 10:46

Sonte (e mërkurë) me ballafaqimin në mes të Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit do të nisë faza e “play-off”-it në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ndërkaq të enjten do të luhet gjysmëfinalja tjetër ajo në mes të Bashkimit dhe Rahovecit me fillim nga ora 19:30 në Palestrën e Sportit “Sezai Surroi” në Prizren.

Gjysmëfinalet e “play-off”-it zhvillohen sipas formulës, i pari ndaj të katërtit dhe i dyti ndaj të tretit. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin tri fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lart i plasuar në edicionin e rregullt. Në finale të “play-off”-it takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e “play-off”-it zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje.

Përparësinë e terrenit vendës e ka skuadra që ka qenë më mirë e ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendës në ndeshjen e parë dhe të tretë dhe ndeshjen eventuale të pestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se muajt e ardhshëm do…