Thaçi viziton fabrikën “Kivo”, e cila eksporton në gjashtë shtete të botës

12 korrik 2018 | 15:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar të enjten fabrikën për prodhimin e produkteve të ambalazhimit “Kivo” në Kaçanik.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova ka prodhues që dinë të përshtaten shumë mirë në tregje ndërkombëtare.

“Një prej tyre është edhe fabrika për prodhimin e produkteve të ambalazhimit “Kivo” në Kaçanik, një investim kosovaro-holandez me mbi 110 të punësuar, që eksporton në gjashtë shtete të botës. Suksesi i kësaj fabrike, të cilën sot e vizitova, është inkurajues edhe për investitorë të tjerë të huaj në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti ka theksuar se edhe në rrethana të izolimit të padrejtë, me ide kreative dhe inovative, ndërmarrësit tanë kanë gjetur rrugën e depërtimit dhe bashkëpunimit me shumë kompani evropiane e botërore.

/Epoka e re/

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…