Vetëvendosje: Gjykata Speciale shtrembëron luftën e UÇK-së

31 Janar 14:06

Gjykata Speciale dhe tendenca për shfuqizimin e saj, ishin temë që janë diskutuar në tryezën “Dhomat e specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë politike që synon të shtrembërojë luftën për liri të UÇK së, por tendenca për shfuqizimin e saj është e padrejtë.

“Më 22 dhjetor 2017 një grup i deputetëve kërkuan shfuqizim të ligjit. Vetëvendosje ka pasur qëndrim të qartë edhe për këtë tendencë. E kemi konsideruar si nismë jo serioze. Në mënyrë tinëzare dhe jo serioze. Ata deputetë përfaqësonin interesat e individëve, prandaj nuk e kemi mbështetur projektligjin, i cili u procedua tashmë në qeveri”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Specialen e themeluan letrat e ish-presidentes Atifete Jahjaga. “Përgjegjësit kryesorë që po e iniciojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj. Nëse Dhomat e specializuara janë themeluar nga letrat e Jahjagës, Hashim Thaçi duhet të pozicionohet. Nëse Thaçi dëshiron që gjykata të zhbëhet duhet të tregojë çka mendon për letrat e Jahjagës. Nëse Thaçi mendon që dhomat nuk janë të drejta, duhet t’i shkruaj letër Mogherinit dhe të thotë se nuk qëndron prapa letrave të Jahjagës dhe të distancohet. Për sa kohë që ekziston letra e Jahjagës, atëherë Hashim Thaçi duhet të pozicionohet”, ka thënë Konjufca.

Në anën tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, ka thënë se iniciativa për shfuqizimin e speciales synon largimin e heqjes së emrit të Hashim Thaçit nga lista e të akuzuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Qindra qytetarë kanë protestuar në qendër të Prishtinës për shkak…