​Kostoja e ndërtimit në Kosovë vazhdon të rritet

10 shtator 2018 | 17:00

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë ka shënuar ngritje në tremujorin e dytë të këtij viti për 1.7%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e dytë të vitit 2018, ngritje më të mëdha kishin kategoritë energjia me 3.1% dhe materialet 2.3%, ndërsa ngritja te kategoria e materialeve u vërejt te materialet ndërtimore 2.5 % dhe materialet hidro-sanitare 2.2%.Ndërkaq, krahasuar TM2 2018 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, TM2 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje  2.1%. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te materialet me 3.2% dhe kostot e tjera 0.7%, ndërsa kategoritë që kishin rënie ishin makineritë me -2.2% dhe energjia -1.5%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri Në një vit punë të qeverisë dhe gjashtë…