​Iniciohet debat parlamentar për ngritjen e çmimeve

28 tetor 2021 | 14:53

Grupi parlamentar i AAK-së ka iniciuar debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.

Shefi i grupit parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se ngritja e çmimeve është një problem shqetësues duhet të adresohet edhe në legjislativ.

Në këtë drejtim, Tahiri e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklarimet e tij për rolin e qeverisë në ngritjen e çmimeve.

“A është Albin Kurti i tanishmi që thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo i atëhershmi i cili thoshte se do të intervenon për ulje të çmimeve? A ka mashtruar atëherë, apo është e vërtet ajo çfarë po thotë tash?”, ka pyetur Tahiri.

Ndërkohë, vendimet e fundit të qeverisë për ndihma ndaj qytetarëve, Tahiri i ka quajtur si elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asistenti i regjisorit të filmit “Rust”, David Halls, pranoi se…