​Lajçak nga Beogradi: BE nuk e mbështet status quo-n

03 mars 2021 | 19:40

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak deklaroi sonte në Beograd, se Bashkimi Evropian pret nga Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë “gjithçka që është arritur në procesin e dialogut në 10 vjetët e fundit” si pjesë e dialogut.

Ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se BE pret vazhdimin e dialogut në mënyrë konstruktive.

“Dialogu është kyç për të dy palët, në mënyrë që të përparojnë në rrugën evropiane. Status quo nuk është e mirë për asnjë palë,” tha ai.

Lajçak tha se dialogu është thelbësor për përparimin në rrugën drejt BE-së.

“Shtetet anëtare presin që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Ne nuk kemi asnjë interes në ruajtjen e status quo-së,” tha ai.

Ai vuri në dukje se BE pret që të dy palët të zbatojnë gjithçka që është arritur në procesin e dialogut në 10 vjetët e fundit.

Lajçak tha se BE-ja ka një histori të mirë të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe se tani po i kthehet bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi ka vdekur…