“Qenke rrezitur”, komenti që mori Kurti në Kuvend pas kthimit nga Greqia
14 korrik 2022
| 11:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Nga ulëset e opozitës është dëgjuar shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, duke i thënë shefit të ekzekutivit “qenke rrezitur”.
Kurti po merr pjesë në seancën e Kuvendit pas qëndrimit disaditorë në Greqi, ku kishte shkuar në kuadër të “Symi Symposium”.
Kurti është kritikuar nga partitë opozitare për qëndrimin e tij në Greqi, pasi sipas tyre kreu i ekzekutivit duhet të merret me problemet e qytetarëve në Kosovë.



