Ymeri e LDK-së tregon reagimin e çuditshëm të Gërvallës kur u pyet se “ku i çojnë gratë që janë viktima të dhunës në familje”
29 tetor 2026
| 20:39
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, foli për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Koosvës, e cila u mbajt ditën e hënë, ku ngriti çështjen e strehimoreve dhe grave që nuk kanë ku të kthehen nëse janë viktima të dhunës në familje.
Por, ajo tha se nuk mori përgjigje nga Donika Gërvalla e as Albulena Haxhiu, si ish-ministre e Drejtësisë.
“Kur e kam bë pyetjen, ministrja Gërvalla nuk përgjigjet e këqyr tokën, ish-ministrja e drejtësisë në prononcim që pason shihet që nuk ka përgjigje i fajëson komunat…As kryeministri nuk ka përgjigje kur pyetet nga gazetarja…”, tha Ymeri.



