​Rreth 10.41% e popullatës nuk ka në dispozicion shërbimet e ujësjellësit

29 mars 2018 | 15:54

Rreth 89.59% e popullatës së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit, ndërsa rreth 10.41% e popullatës nuk ka pasur në dispozicion shërbimet e ujësjellësit në vitin 2016.

Kështu ka bërë me dije Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj më të ri Statistikat e Ujërave në Kosovë për vitet 2016-2017 që ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë dhe synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë.

Ky publikim del çdo dy vjet dhe ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë dhe synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë.

“Në vitin 2016, rreth 89.59% e popullatës së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit, ndërsa rreth 10.41% e popullatës nuk ka pasur në dispozicion shërbimet e ujësjellësit”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, në vitin 2016, gjithsej sasia e furnizimit me ujë për ekonomitë familjare, aktivitetet industriale dhe institucionet ka qenë 62. 07 milionë m³ ujë.

Ndërsa, furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm ka pësuar ndryshime nga viti në vit, si p.sh. në vitin 2010 ishte 41.88 milionë m³, në vitin 2014 ishte 46.72 milionë m³, ndërsa në vitin 2016 ka arritur në 52.33 milionë m³.

“Uji i shpenzuar për ujitje me sistem në bujqësi ka pësuar ndryshime të theksuara nga viti në vit. Në vitin 2010 ishte 42 milionë m³, në vitin 2014 ka arritur në 53 milionë m³, kurse në vitin 2017 ka qenë 52.62 milionë m³. Nga të dhënat e liqeneve akumulues del se vëllimi gjithsej i akumulimeve është 565 milionë m³. Të dhënat nga publikimi tregojnë se sasia më e madhe e ujit të shfrytëzuar në baza ditore dhe vjetore si burim kryesor kanë liqenet akumuluese dhe burimet natyrore”, është theksuar në raportin e ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta sportive e Katalunisë, “L’Esportiu” e ka vënë ekipin olimpik…