​Shtetasi serb ndalohet me afër 2 mijë litra vaj ushqimor pa dokumentacion

29 maj 2022 | 16:13

Policia Kufitare e Kosovës në veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Terminal Doganorë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Terminal Doganorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për Çmimin e Madh të Monacos është shtyrë, për…