​Tri raste të reja me Covid-19 në Skenderaj, ky është reagimi i Bekim Jasharit

28 qershor 2020 | 23:57

Komuna e Skenderajt ka konfirmuar edhe për tri raste të reja me koronavirus. Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se IKSHP ka njoftuar edhe për tri raste pozitive me Covid-19 në këtë komunë.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në profilin e vet “Facebook”.

Ndryshe, Skenderaj, qe nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para në Kosovë, e deri më tash, ka gjithsej 26 persona të prekur me COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka arritur që të marrë një fitore të madhe…