Interi përmbysi Parmën për tre minuta

28 qershor 2020 | 23:52

Interi ka arritur që të marrë një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Parmës. Në “Tardini” ishte një ndeshje aspak e thjeshtë për zikaltrit, që e nisën në “malore”.

Në minutën e 15-të, Gervinho dhuron spektakël Brenda zonës zikaltër duke turpëruar Candrevën dhe më pas mposhti portierin Handanoviq. Vendasit krijuan shumë mundësi shënimi me Kulusevskin dhe Cornelius, por pa mundur qe ta çojnë sërish në rrjetë.

Në momentin më të mirë të Parmës, Interi barazon me Dr Vrij në minutën e 84-t, ndërkohë që Kucka u largua me karton të kuq për shkak të protestave të ashpra.

Tre minuta më pas Moses shërben një asistim fantastik për Bastonin, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Interi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 61 pikëve, 8 më pak se Juventusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IKSHPK-ja bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 87 raste…