????????? ??????? ????? ??̈ ????? ????????? ? ?????????̈? ??̈ ???????? ??????

07 korrik 2020 | 14:02

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami priti në takim kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, me të cilin diskutoi lidhur me gjendjen ekonomike dhe sociale të krijuar në Kosovë gjatë kohës së pandemisë Covid-19, si dhe për masat të cilat po i ndërmerr Qeveria e Kosovës për të ndihmuar sektorin privat.

Ministrja Bajrami e njoftoi përfaqësuesin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat lidhur me programin e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike. Ajo nënvizoi se Ministria e Financave, së bashku me institucionet përgjegjëse, është duke punuar në krijimin e politikave nxitëse ekonomike duke pasur në vëmendje edhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat.

Drejtori i Sindikatës së Sektorit Privat e njoftoi Ministren Bajrami me punën dhe aktivitetet e kësaj sindikate. Ai theksoi se presin nga Qeveria e Kosovës që të punojë me vendosmëri në përmirësimin e pozitës dhe mirëqenies së punëtorëve të angazhuar në sektorin privat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëshortja e tij kanë…