1 198 raste aktive me Covid në Kosovë
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri i rasteve aktive me Covid është 1 198.
Në 24 orët e fundit nga 2 074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 054.
Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me Covid-19.
Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe tre në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi.



