1 mijë aksidente për 24 ditë, 7 të vdekur

24 janar 2018 | 22:11

Rreth 1 mijë aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2018.

Kjo, sipas njohësve të komunikacionit rrugor, tregon që siguria rrugore në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur.

Ata thonë se duhet një sensibilizim i të gjithë faktorëve relevantë, me qëllim që siguria në rrugë të jetë në nivel më të kënaqshëm.

“Nëse flasim deri në këtë periudhë për numrin e aksidenteve në këtë fillim të vitit apo në muajin janar, rreth 1,000 aksidente kanë ndodhur në tërësi që është në rënie në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Policia e Kosovës.

“Ndërsa, numri i aksidenteve me fatalitet deri më sot është se kanë humbur jetën 7 persona”, ka treguar Policia.

Gjatë gjithë vitit 2017, në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 119 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë emisionit “Euro Tribuna”…