10 euro për fëmijët deri në 16 vjeç, Pozhari i reagon ministrit Murati: Allahile na kurseni nga kopallat

03 janar 2023 | 23:51

Analisti kosovar që njihet si përkrahës i kryeministrit Kurti, Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas lajmit të ministrit Hekura Murati për hapjen e aplikimit prej 10 euro për fëmijët deri në 16 vjeç, raporton Veriu info.

Pozhari ka thënë se me kaq para një fëmijë mund të blejë nga një kifle për 20 ditë.

Ai ka thënë se kushdo që na e prezanton këtë si sukses le të na kursej nga kopallat.

Postimi i plotë:

10 euro në muaj për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

Kallxoni Hekuran Muratit se me aq pare, për 20 ditë fëmijët munden me e ble veç kah një kifle. Se është t’u kujtu që namin e ka bo!

Ndërkohë, prindërve të këtyre fëmijëve çdo muaj nga paga ju ndalen taksat 20-30 fish ma shumë se sa ky 10 eurosh, me të cilat paguhen Hekurani me të tjerët. Këta që mundohen me na e shit si sukses kulmor të qeverisjes ndarjen e 10 eurove në muaj për fëmijë!

Allahile, na kurseni nga kopallat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm…