Manchester United përforcon pozitën e katërt në Premier Ligë

03 janar 2023 | 23:48

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku pikët e plota i takojnë “Djajve të Kuq”.

Manchester United e ka filluar vitin 2023 me fitore, duke e mposhtur skuadrën e Bournemouthit me rezultat bindës 3:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Casemiro, i cili në minutën e 23’ kalon United në epërsi prej 1:0.

Golin e dytë për skuadrën e Ten Hag e shënoi mbrojtësi i krahut, Luke Shaw i cili thelloi rezultatin në 2:0 në minutën e 49’.

Ndërkaq, golin e tretë dhe të fundit për United e shënoi sulmuesi Marcus Rashford, i cili vulosi rezultatin final të ndeshjes 3:0 në minutën e 86’.

Me pikët e reja, United përforcon pozitën e katërt në tabelë duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve, pesë sosh më shumë se Tottenhami në vendin e pestë, dhe një më pak se City në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Bournemouthi tani gjendet në vendin e 15 në tabelë, me 16 pikë të arkëtuara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Rezultati final, 3:0 në favor të United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati dhe aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Marko Jaksiq…