10 fitore radhazi, Guardiola: Mos më flisni për titullin

30 dhjetor 2021 | 12:04

Goli i Phil Foden i dhuroi Manchester City tre pikët e radhës në Premier Ligë. Djemtë e Pep Guardiolës arritën mbrëmjen e kaluar në fushën e Brentford fitoren e dhjetë radhazi në kampionat.

Chelsea e vendit të dytë është 8 pikë larg, por trajneri spanjoll nuk dëshiron të dëgjojë fjalën titull në prononcimin mas ndeshjes, aty ku tenton të mbajë ekipin e fokusuar dhe thur elozhe për autorin e golit.

“Duhet të luajmë edhe 18 ndeshje të tjera, janë 54 pikë në lojë dhe kampionati është i gjatë. Pavarësisht se kemi krijuar distancë me skuadrat ndjekëse, ne nuk mund të flasim tashmë për fitimin e titullit. Nuk kemi kohë për të parë renditjen, do të mbërrijmë vonë në Manchester dhe të shtunën do të luajmë në drekë me Arsenalin, një nga skuadrat më në formë për momentin. Ata po kalojnë momentin më të mirë të 4, 5 apo 6 viteve të fundit. Duhet të mos e humbasim përqendrimin. Kemi pak kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës, por do të bëjmë më të mirën tonë”, deklaroi Guardiola, i cili u ndal edhe te Phil Foden, autori i golit të fitores dhe një nga lojtarët e tij të preferuar.

“Foden është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk kemi pasur fare dyshime për kualitetin që zotëron, ai ka bërë gjëra të shkëlqyera që në ndeshjen e parë që luajti me ne”, përfundoi tekniku i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Morena Taraku di të tërheq vëmendjen gjithmonë në rrjetet sociale…