10 gola te Marseille, tifozët e Interit ‘qajnë’ largimin e Sanchezit

29 janar 2023 | 11:04

Në Marseille po spikat një emër mbi të tjerët, Alexis Sanchez, golashënuesi më i mirë sezonal i bardhekaltërve. Ai ishte vendimtar edhe në përplasjen e drejtpërdrejtë në Velodrome ndaj Monacos, e mbyllur pa fitues (1-1), duke e mbajtur rivalin direkt për zonën Champions -5 pikë.

Sanchez iu përgjigj me gol sapo nisi pjesa e dytë avantazhit të miqve fale autogolit të shpejtë të Veretout. Për “Nino Maravilla” ishte goli i shtatë në kampionat dhe i dhjeti sezonal. Kiliani nuk kishte arritur shifra dyfishe sa u përket golave të shënuar që nga viti 2017/2018, kur realizoi 11 gola mes Arsenalit dhe Manchester United.

Tifozët po ndiejnë pak keqardhje për largimin e tij, duke parë se Lukaku dhe Correa kanë qenë të kufizuar nga problemet fizike, duke ndikuar te rezultatet e skuadrës së Inzaghit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stresi foli sonte për atë se si do të duket…