10 lojtarë pritet të largohen nga Juventusi

09 qershor 2023 | 14:40

Skuadra e Juventusit do të ketë shumë lëvizje në afatin kalimtar të verës dhe pasi është zyrtarizuar tashmë largimi i Paredes, pritet që të ketë edhe shumë lëvizje të tilla.

Argjentinasi është rikthyer te PSG-ja, pasi bardhezinjtë nuk e kanë blerë kartonin e tij. Ndërkohë, Di Maria është një tjetër futbollist që i ka dhënë lamtumirën bardhezinjve, por nuk do të jetë i vetmi. “Gazzetta dello Sport” raporton se nga Juventusi pritet që të ketë 10 lëvizje në këtë afat kalimtar.

Vlahoviç është drejt largimit, pasi bardhezinjtë po shqyrtojnë ofertat ndërkohë që së fundmi kanë dalë në skenë për t’u larguar edhe emra si Rabiot, Cuadrado, Milik, Iling, Szczesny dhe Chiesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sadik Zeqiri Sot, më 9 qershor 2023, bëhen 24…