10 yjet që me shumë gjasa do ta luajnë Botërorin e tyre të fundit (foto)

20 nëntor 2022 | 12:03

Kupa e Botës në futboll që nis nesër në Katar ka të ngjarë të jetë akti i fundit në skenën globale për shumë yje të lojës.

Këtu është një listë me 10 lojtarë që pritet të bëjnë përpjekjen e tyre të fundit në turneun më prestigjioz të sportit.

Lionel Messi, Argjentinë

Katar 2022 do të jetë Botërori i pestë për Messin. Sulmuesi 35-vjeçar i skuadrës franceze Paris St Germain do të shpresojë të vazhdojë triumfin e Argjentinës në Copa America vitin e kaluar dhe të fitojë të vetmin trofe që i ka munguar deri më tani në karrierën e tij historike.

Cristiano Ronaldo, Portugali

Narrativa rreth superyllit portugez duhet të ishte dominuar nga përpjekjet e tij për të fituar Kupën e Botës së parë në Portugali. Por në vend të kësaj, Cristiano Ronaldo hyn në fushatë me reagimet e një interviste shpërthyese, në të cilën ai sulmoi klubin e tij Manchester United. Portugalia, njëjtë si Argjentina, shijet si një ndër favoritët për të fituar trofeun.

Luka Modriq, Kroaci

Teksa mosha e Modriqit përgënjeshtron paraqitjet e tij, 37-vjeçari nuk mund të sfidojë kohën përgjithmonë. Fituesi i Topit të Artë për Kupën e Botës 2018 në Rusi – një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të turneut – do të shpresojë ta çojë vendin e tij një hap më tej se herën e kaluar, kur Kroacia humbi nga Franca në finale.

Luis Suarez, Uruguaj

Kupa e Botës është një kapitull i rëndësishëm në karrierën e Luis Suarez – mbrojtja me dorë e golit kundër Ganës më 2010, dylli kundër Anglisë më 2014 dhe pickimi famëkeq i Leonardo Bonuccit janë të gjitha pjesë e folklorit të Kupës së Botës. Në moshën 35-vjeçare, Uruguaji do të shpresojë për një avancim më të madh teksa përgatitet të përballet me Korenë e Jugut, Uruguain dhe – siç do e caktoi fati – Ganën.

Thiago Silva, Brazil

Kupa e Botës në Rusi supozohej të ishte e fundit për Thiago Silvan. Por, qendërmbrojtësi i Chelseat nuk ka treguar asnjë shenjë ngadalësimi dhe madje në moshën 38-vjeçare, mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Yuto Nagamoto, Japoni

 

36-vjeçari do të bëhet lojtari i parë japonez që do të shfaqet në katër Kupa Botërore.

“Unë jam 36 vjeç, por fizikisht i aftë, kam luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj në Evropë dhe në Kupën e Botës. Nuk i harroj përvojat që janë gdhendur në qelizat e mia. Unë padyshim mund të luftoj me çfarëdo lloj lojtarësh apo skuadrash që më vijnë”, tha ai.

Manuel Neuer, Gjermani

“Asnjëherë nuk e dini, por supozoj se do të jetë Botërori im i fundit”, tha portieri gjerman Manuel Neuer në një intervistë në fillim të këtij muaji.

Teksa fituesi i Kupës së Botës 2014 do të jetë 40 vjeç deri në fillimin e Kupës së Botës së ardhshme, ai tha se Katari 2022 “nuk duhet domosdoshmërish” të jetë paraqitja e tij e fundit në skenën globale.

Karim Benzema, Francë

Me gjithë atë që ka arritur me Real Madridin, fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, nuk ka ende një turne për të cilin krenohet, me Francën. Ai nuk u përfshi në skuadrën fituese të Les Blues 2018 dhe duke pasur parasysh moshën e tij dhe nivelin e talentit në radhët e Francës, ky ka të ngjarë të jetë shansi i tij i fundit për të ndikuar në Kupën e Botës.

Aymen Mathlouthi, Tunizi

Në moshën 38-vjeçare, portieri veteran Aymen Mathlouthi është një nga lojtarët më të vjetër që merr pjesë në Kupën e Botës këtë vit. Mathlouthi ishte kapiteni i Tunizisë në Botërorin e fundit dhe rikthehet në skuadër pas një mungese trevjeçare në një listë prej katër portierësh për turneun.

Sergio Busquets, Spanjë

Në moshën 34-vjeçare, Sergio Busquets ka treguar disa shenja se mosha po i afrohet atij. Por, ai mbetet një anëtar kyç i skuadrës spanjolle të Luis Enrique, shkruan AlJazeera

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e…