100 000 amerikanë kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-gusht

13 shtator 2022 | 17:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se rreth 100 000 vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht.

Në “Facebook”, Rama ka shtuar se numri i vizitorëve amerikanë është 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“527 turistë amerikanë kanë mbërritur këtë mëngjes në Portin e Durrësit me kroçierën ‘Nautica’, pjesë e turit të tyre në portet e Adriatikut e Jonit. 100 000 vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht, 28 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën me…