100 eurot për punëtorët privatë dhe studentët, flet ministri Murati

23 maj 2022 | 13:43

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një konference për media është deklaruar për shtesën prej 100 eurove.

Ai është pyetur për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Murati ka thënë se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar.

Megjithatë, ai ka shtuar se komisioni shumë shpejt do ta kryejë punën e tij.

“Komisioni është formuar. Afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas filluar me i trajtuar një nga një. Është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me filluar punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të…