100 gola në Ligën e Kampionëve, ja reagimi i Messit

15 mars 2018 | 15:25

Lionel Messi me dy golat e shënuara në ndeshjen ndaj Chelseat (3-0), ka arritur shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve.

“Është një gëzim i bukur të arrish 100 gola këtë kompeticion kaq të fortë dhe të rëndësishëm. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, kundër një ekipi me lojtarë shumë të mirë në aspektin individual. Ne shënuam shumë herët dhe mundëm ta trajtojmë ndeshjen në vazhdim me qetësi”, ka thënë Messi. “Jam i lumtur me atë se si ndodhi gjithçka, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ata nuk na shënuan dot. Meritë e mbrojtjes sonë. Ne ishim të përqendruar për 90 minuta dhe, kur shënuam golin e tretë, u çliruam dhe siguruam përfundimisht”, ka deklaruar Messi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së…