108 vjet nga Kuvendi i Junikut

21 maj 2020 | 15:47

Sot shënohet 108-vjetorin i Kuvendit të Junikut, i cili njihet si djepi i pavarësisë së Shqipërisë.

Kuvendi i Junikut ishte mbajtur më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse kishin nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.

Ministri i brendshëm turk  kishte deklaruar në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht Kuvendin në Junik”.

Kuvendi ishte mbledhur në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të kanë marrë pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit.

Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit ishin paralizuar veprimet e elementëve turkomane në radhët e lëvizjes për çlirim.

Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit të Junikut kishin vendosur të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore ishte lidhur besa dhe ishte vendosur të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi i Junikut kishte miratuar programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i amerikanëve që janë regjistruar si të papunë ka…