Arrin në 38.9 milionë numri i të papunëve në SHBA

21 maj 2020 | 15:38

Numri i amerikanëve që janë regjistruar si të papunë ka arritur në 38.9 milionë, që nga mesi i marsit.

Florida dhe Xhorxhia ishin ndër shtetet me rritjen më të madhe të regjistrimeve në javën e kaluar.

Shumica e shteteve në SHBA kanë qenë në izolim të plotë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Disa shtete kanë filluar ngadalë të rihapin bizneset dhe të tjerët po hartojnë plane për t’i dhënë fund bllokimit.

Megjithatë, shumë amerikanë po hezitojnë të shkojnë përsëri në punë, ose të udhëtojnë dhe të hanë në restorante, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Shifrat e fundit të papunësisë vijnë disa javë pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë në botë të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në SHBA, deri më tani, janë konfirmuar 1 551 853 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)  ka bërë me dije…