110 vullnetarë të rinj po e vizitojnë Kosovën

31 maj 12:44

Pjesëmarrja e “Up With People” e 110 të rinj (moshat 17-29) përfaqësojnë vende nga e gjithë bota duke përfshirë: Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Argjentinën, Tajvanin, Bermudan, Zvicrën, Meksikën dhe shumë vende të tjera janë duke e vizituar Gjakovën për 2 javë.

Ata po bëjnë shërbim, punë me komunitetin, bashkëveprim me të rinjtë, të mësuarit rreth Kosovës dhe shpërndarjen unike kulturore të familjeve lokale.

“Up With People” është një organizatë që merret me edukim global e që fuqizon të rinjtë të jenë agjentë pozitivë të ndryshimit në komunitetin e tyre në botë. “Përmes përshtatjes tonë unike në muzikë, veprimeve sociale dhe udhëtimeve ndërkombëtare, ne ndikojmë në komunitet për një të ardhme më të mirë duke u ofruar të rinjve njohuri dhe përvojë të re. Për më shumë se 50 vjet ‘Up With People’ kanë thyer barrierat kulturore në rritjen e mirëkuptimit për të ndihmuar në krijimin e një shprese dhe besimi paqësor”, thuhet në njoftimin e “Up With People”.

Shikoni “Show-in Up With People”!

E shtunë, më 2 qershor nga ora 20:00, “Up With People” do të jenë në Sheshin “Nënë Terezë” në Prishtinë, me misionin e tyre të ri “Live on Tour”. Kjo shfaqje prezanton dy orë energji të lartë, duke përfshirë muzikë pop, këngë ndërkombëtare, valle dhe kostume shumëngjyrëshe, popullore, këngë me mesazhe shprese dhe kulturore. Kjo është shfaqje profesionale, unike në llojin e vet, duke siguruar një natë të madhe në kryeqytet.

Ky grup energjik i ri të rriturve do të jetë në Kosovë falë mbështetjes nga  Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe bizneset lokale.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka thënë se është…